Foto: Ilustrim

Aksident në Mitrovicë, goditet vetura e Policisë, lëndohet polici

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në Mitrovicë dje rreth orës 14:40.

Sipas njoftimit të Policisë, ka ndodhur një  aksident trafiku në të cilin janë përshirë dy vetura, njëra veturë zyrtare e Policisë së Kosovës.

I dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën zyrtare të Policisë.

Si pasojë, lëndime ka pësuar zyrtari i Policisë (drejtues i veturës), të cilit i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe IPK-ja.