Aksident në Mitrovicë, dy të lënduar

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në Shupkovc të Mitrovicës, si pasojë e të cilit dy persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

“Nga informatat fillestare mund të konfirmoj se në aksidentin e shkaktuar ndërmjet dy veturave në rrugën magjistrale, zona Shupkovc, dy persona kanë mbetur të lënduar”, ka thënë ai për KALLXO.com.