Aksident në Malishevë, vdes një person dhe lëndohen dy të tjerë

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën Malishevë-Arllat.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Sot rreth orës 07:14 në aksin  rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht  ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet.  Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal ,zjarrfikësit  dhe Emergjenca  mjekësore. Sipas  mjekut kujdestar i dalë ne vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar dhe dy persona te lënduar”, tha ai.