Foto: Ilustrim

Aksident në Malishevë, 5 të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur sot pasdite në dalje të Malishevës, në drejtim të fshatit Banjë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se në këtë aksident janë lënduar 5 persona që gjendeshin në veturë.

Rastin, sipas Elezajt, Policia po e trajton si vetaksident.

Sipas zëdhënësit të Policisë të lënduarit janë rekomanduar për ekzaminim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Rasti vazhdon të hetohet.