Ilustrim

Aksident në Magure, dy persona dërgohen në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur orë më parë në fshatin Magure të Lipjanit.

Dy persona po trajtohen në QKUK.

Sipas Zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi një veturë fillimisht ka goditur një trafo të rrymës e më pas tre këmbësorë.

“Në ora 18:27, në fshatin Magure ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë fillimisht ka goditur një trafo të rrymës e më pas tre këmbësorë, dy nga ta kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK”, tha Krasniqi për KALLXO.com.