Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, shtatë persona të lënduar

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën magjistrale Prishtinë -Podujevë.

Të lënduarit kanë marrë trajtim të nevojshëm mjekësor.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.  Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”-tha Borovci për KALLXO.com.