Aksidenti komunikacioni (Arkivë)- Foto: KALLXO.com

Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen 7 persona

7 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident  trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën  nacionale  Mitrovicë- Prishtinë segmenti rrugor fshati Debërllukë. Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë  persona kane kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Sipas raportit të Policisë gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 35 aksidente trafiku. Prej tyre 12 aksidente me të lënduar, ndërsa 23 aksidente me dëme materiale.