Foto-ilustrim

Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, vdes një këmbësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:15 në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur një këmbësore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.  Nga informatat e para bëhet e ditur se  si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti” – ka thënë Borovci për KALLXO.com.