Aksident në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Nadakovc.

Rasti për KALLXO.com u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar se si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor fshati Nadakovc, dy vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit katër(4) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë zyrtari policor.