Foto: Ilustrim

Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00 në magjistralen Mitrovicë-Pejë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Broboniq.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për KALLXO.com se dy persona kanë pësuar lëndime.

“Një aksident me të lënduar është raportuar t’ ketë ndodhur rreth orë 14:00, në rrugën Magjistrale Mitrovicë-Pejë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Broboniq, të përfshira dy automjete dhe një kamion, si pasoj e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.