Aksident në magjistralen Kaçanik - Han i Elezit, vdes një grua

Një grua ka  vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit, te vendi i quajtur “Kulla me qeshmë”, më 29.11.2024 rreth orës 7:30.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha se vdekja e saj është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes.

“Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra” – tha Veseli.

Ai shtoi se ekipet e policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.