Ilustrim - Policia në aksion

Aksident në magjistralen Ferizaj - Kaçanik, 5 të lënduar

Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në magjistralen Ferizaj – Kaçanik. Në këtë aksident janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Ferizajt, e më pas janë liruar për në shtëpi”, ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.