Aksident në Lupç të Podujevës, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupç të Podujevës. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona”, ka thënë ai.

Sipas Borovcit,  me rastin po merret njësiti i trafikut.