
Aksident në Lipjan, vetura përfundon në lokalin afër një shtëpie
01.7.2022 - 16:41
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes dy veturave në Lipjan.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka treguar se njëra nga veturat e aksidentuara ka përfunduar në lokalin e një shtëpie në skaj të rrugës.
Tutje ai ka thënë se si pasojë e aksidentit personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.
Borovci ka treguar se njësia rajonale e trafikut ka dal në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.