Aksident në Korreticë të Epërme, nëntë persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Koreticë e Epërme, në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë.

Sipas Policisë nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

Në aksident janë përfshirë katër vetura.

“Deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lajmëruar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, ka thënë për KALLXO.com Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.