
Aksident në Klinë, nëntë persona të lënduar - prej tyre 2 fëmijë
17.2.2025 - 20:20
Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Rixhevë në Klinë më 17.02.2025 rreth orës 18:10.
Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova ka njoftuar se në ketë aksident ishin të përfshira pesë vetura.
“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë persona kanë pësuar lendime trupore ku dy nga të lënduarit ishin fëmijë, të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”- ka thënë ai.