Foto: Ilustrim

Aksident në Kamenicë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot në fshatin Petroc të Kamenicës, ku të lënduar kanë mbetur dy persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani ka thënë se sot rreth orës 15:30 njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Gjilan është njoftuar për këtë aksident.

Sipas Osmanit, në aksident përpos dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët pas tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan janë liruar për në shtëpi.

Ai tutje ka thënë se hetuesit policorë të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.