Foto-ilustrim

Aksident në Istog, vdes shoferi i veturës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte në Lubozhdë të Istogut, ku i vdekur ka mbetur një person.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se rreth orës 18:50 janë njoftuar për rastin dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti emergjent mjekësor, i cili ka ka konfirmuar vdekjen e shoferit të veturës së aksidentuar.

Ai tutje ka treguar se persona të tjerë të përfshirë nuk ka në këtë aksident dhe se prokurori pritet që të arrijë në vendin e ngjarjes.

Tutje Gashi ka treguar se trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.