Aksident në hyrje të Klinës, dy të lënduar rëndë

Në një aksident i cili ka ndodhur para rreth një ore në hyrje të qytetit të Klinës dy qytetarë janë lënduar rëndë.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:57 minuta. Policia është njoftuar për një aksident në hyrje të qytetit të Klinës, mes të dy veturave dhe një autobusi. Tash për pak kohë po pres të dal në vendin e ngjarjes, ka të lënduar, dy nga ta janë rëndë”, tha ai.