Aksident në Gllarevë, vdes këmbësori pasi u godit nga kamioni

Një këmbësor ka vdekur mëngjesin e sotëm pasi është goditur nga një kamion në fshatin Gllarevë të Klinës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 08:50, në fshatin Gllarevë të Klinës. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe në këmbësor. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka vdekur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Rugova.

Rugova ka shtuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e trafikut dhe prokurori të cilët po merren me rastin”, ka thënë Rugova.