Aksident në Gllarevë të Klinës - FOTO

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Komunës së Klinës.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihen veturat e aksidentuara.

Në fotografi shihet se policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, ndërsa nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti trafiku.