Ilustrim

Aksident në Gjilan, vetura godet këmbësorin

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident në Gjilan, ku një burrë nga pakujdesia duke drejtuar veturën e tij e ka goditur një këmbësor.

Sipas njoftimit të Policisë, këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:00 në Rrugën Qarkore në Gjilan.