Aksident në Gjilan, vdes një person
27.5.2021 - 10:15
Policia e Kosovës, ka njoftuar se nga një aksident që ka ndodhur mes dy veturave në Gjilan, ka vdekur një person.
Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë.
Policia shton se rasti ka ndodhur në ora 11:25.