Aksident në Gjilan, vdes motoçiklisti

Një djalë ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Gjilan.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:10 në rrugën “Halim Orana” në Gjilan.

SIpas njoftimit si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motoçikletës është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit pa shenja jete sipas mjekut kujdestar.

“Edhe drejtuesi i automjetit “Opel Corsa” ka pësuar lëndime dhe për momentin është ne kurim e sipër në spitalin e Gjilanit, por jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke i udhëheqë hetimet rreth këtij rasti.