Foto: Ilustrim

Aksident në Gjilan, lëndohen 3 pasagjere

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur në Gjilan dje rreth orës 15:00.

Sipas Policisë, në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tri pasagjere të cilat pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën qarkore, te Gllama.