Aksident në Gjilan, ka të lënduar

Nga një aksident trafiku në Gjilan, i cili ka ndodhur me 6 nëntor është lënduar një person.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësore, e cila më pas është trajtuar në spitalin e Gjilanit dhe pas tretmanit është liruar.

Tutje Policia thotë se rasti është duke u hetuar dhe se nuk ka ndonjë te arrestuar.