
Aksident në Gjakovë, vdes një 49-vjeçar
03.7.2022 - 10:12
Një burrë i moshës 49-vjeçare ka vdekur në një aksident trafiku që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 06:00 policia është njoftuar për aksident trafiku në fshatin Babaj Bokës (rruga Gjakovë-Ponoshec). Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe ambulanca ka dalë në vendngjarje ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një personi mashkull/kosovar lindur në vitin 1973”, ka thënë Elezaj.
Sipas tij, bazuar në hetimet e para dyshohet se viktima, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës me automjetin e tij është vetaksidentuar.
Rasti procedohet si “vetaksident trafiku me fatalitet”.