Foto: Ilustrim

Aksident në garën 'Off Road' në Shtime, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur në Shtime më 15.12.2024 gjatë një gare me vetura ‘Off Road’.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, njofton Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale të Ferizajt.

Veseli thotë se 35-vjeçari shofer i veturës dhe 23-vjeçari pasagjer, janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

‘Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:25 kemi pranuar një informatë se gjatë garës me vetura në garën ”Off Road” në Shtime, dy persona (shoferi 35 vjeç dhe pasagjeri 23 vjeç) meshkuj, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe janë liruar. Policia e stacionit në Shtime është duke trajtuar rastin’ – deklaroi Veseli për KALLXO.com.