Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohet një këmbësore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë, me ç’rast një këmbësore ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:30.

“Rreth orës 11:30, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor e me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.