Aksident në Fushë Kosovë

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se veturat kanë pësuar dëme materiale.

Në vend të ngjarjes kanë dalë policia ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.