Aksident në fshatin Vragoli- FOTO

Një aksident ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë më saktësisht në fshatin Vragoli.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se Policia është në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur para pak minutash.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Sipas fotografisë shihet edhe se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura .

Në anën tjetër KALLXO.com po pret edhe një përgjigje nga ana e policisë në lidhje me rastin.