
Foto: Ilustrim
Aksident në fshatin Hade, lëndohet një person
31.10.2021 - 16:09
Rarportohet se ka ndodhur një aksident në fshatin Hade të komunës së Obiliqit.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta.
Nga Policia bëjnë të ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë pos dëmeve materiale edhe një person ka pësuar lëndime.
Agron Borovci nga Policia e Kosovës thotë se njesitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
‘’Në vend-ngjarje kanë dalë njesitë policore dhe kanë nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti’’, ka thënë Borovci për KALLXO.com.