Ilustrim

Aksident në Ferizaj, nuk raportohet për të lënduar

Një kamion është përfshirë në një aksident në magjistralen Ferizaj- Kaçanik, më 25.11.2024.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili theksoi se përveç dëmëve materiale, nuk ka të lënduar.

“Me datën 25.11.2024 , rreth orës 14:20 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur ‘Fusha e Pajtimit ‘ në Kaçanik është një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një kamion. Veç dëmeve të shkaktuara materiale nuk raportohet për të lënduar”- tha ai.

Veseli njoftoi se Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaqet e aksidentit.