Aksident në Ferizaj, dy persona të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:10 në “rrugën e UÇK-së” në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se personat e lënduar po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt.

“Sot rreth orës 16:10, në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar 2 persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, ka thënë Veseli për KALLXO.