Aksident në Drenoc të Klinës, gjashtë persona dërgohen në spital

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot pasdite në fshatin Drenoc të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe dy vetura.

“Rreth orës 15:30 minuta Policia u njoftua për një aksident në fshatin Drenoc në zonën e Klinës. Kanë qenë tri vetura të përfshira në aksident, një kamionetë dhe dy vetura. Me këtë rast gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës”, tha ai.

Gashi shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe po merren me rastin.