Foto: Ilustrim

Aksident në Drenas, shoferët e dy veturave dërgohen në QKUK

Një aksident komunikacioni me të lënduar ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit dje rreth orës 7:10.

Sipas njoftimi të Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura.

I dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.