Ilustrim

Aksident në Dobrajë të Madhe të Lipjanit, këmbësori lëndohet rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit.

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KALLXO.com se lëndime të rënda ka marrë këmbësori i cili është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 19:30 në fshatin Dobrajë e Madhe- Lipjan,  ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një veture dhe një këmbësori. Për pasojë nga aksidenti lëndime të rënda ka marrë këmbësori i cili është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.