Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Aksident në Deçan, lëndohen katër persona
14.8.2022 - 12:17
Katër persona kanë marrë lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Lebushë në Komunën e Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova tha për KALLXO.com se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore.Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës. Dy nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar në QKUK në Prishtinë”- tha Rugova.