Aksident në dalje të Prishtinës, rrokulliset një veturë

Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Prishtinës, në rrugën drejt Fushë-Kosovës.

Sipas Policisë, një veturë është rrokullisur.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se bëhet fjalë për vetaksident dhe se nuk ka të lënduar.