Aksident në Carralevë, një person mbetet i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në Grykën e Carralevës.

Sipas Policisë së Kosovës në aksident kanë qenë të përfshira një veture dhe një kamioni.

“Rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident në rrugën Suharekë – Shtime, më saktësisht në Carralevë. Aksidenti është në mes të një veture Pickup dhe një kamioni. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person dhe është duke u trajtuar në emergjencën e Shtimes. Nuk kemi shumë informacione rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Shaban Osmanollaj për KALLXO.com