Aksident në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Sipas fotove të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihet një veturë e dëmtuar dhe një tjetër që ka pëfunduar jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë.

KALLXO.com i ka dërguar pyetje Policisë rreth këtij aksidenti por ende nuk ka pranuar përgjigje.