Foto: Ilustrim
Aksident në autostradën 'Ibrahim Rugova', lëndohen katër persona
08.8.2024 - 16:06
Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.
“Sipas njësive në vendngjarje dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë transportuar në emergjencën e Prizrenit” – ka thënë Krasniqi për KALLXO.com.
Ai ka bërë të ditur se lidhur me rastin Njësia e hetimeve të autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave.