Aksident në autostradë në segmentin në Fushë-Kosovë, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradë në afërsi të Fushë Kosovës.

Kallxo.com ka siguruar foto nga aksidenti, ku shihen edhe kolona ta gjatë të automjeteve.

Në vend ngjarje shihet edhe autoambulanca.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.