Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, mjeti del nga rruga dhe shpërthen në flakë

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin Cërrik-Gramsh.

Ngjarja ka ndodhur pranë diges së liqenit.

Pas  daljes nga rruga, mjeti ka shpërthyer në flakë, duke u djegur totalisht.

Fatmirësisht personat që ndodheshin brenda mjetit kanë shpëtuar pa lëndime.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zjarrfikëses së Gramshit dhe Cerrikut që kanë shuar zjarrin por pa mundur të shpëtojnë gjë nga makina. oranews