Aksident në afërsi të Çagllavicës, vetura del nga rruga - FOTO

Një aksident i rrezikshëm ka ndodhur në hyrje të Prishtinës afër fshatit Çagllavicë, ku një veturë ka dalë në rruga dhe është përplasur në rrethojat e rrugës.

Një qytetar i ka dërguar fotografitë e aksidentit në KALLXO.com.

Nuk dihet nëse aksidenti ka ndodhur me një veturë tjetër apo ka qenë vet-aksident.

Policia është parë në vendin e ngjarjes.