
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë, lëndohet një person
21.3.2023 - 17:06
Sot rreth orës 14:20 ne rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmet, e cila ka njoftuar se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut” – ka thënë tutje Ahmeti për KALLXO.com.