Aksident

Aksident mes veturës dhe kamionit në Prizren, lëndohet një person

Nga një aksident trafiku i cili ka ndodhur në Prizren mes një kamioni dhe një veture është lënduar një person.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com Shaqir Bytyqi zëdhënës i Policisë në Prizren.

“Rreth orës 12:00 në rrugën transiti i vjetër afër gjimnazit ‘Loyola’ në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një automjet, ku si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka thënë ai.

Bytyqi ka thënë se si pasojë e aksidentit ka pasur kolona, mirëpo tani qarkullimi është duke vazhduar pa ndonjë problem.

“Njëra nga veturat e përfshira në aksident ka goditur edhe një shtyllë elektrike duke shkaktuar kështu kolona të gjata, derisa punëtorët e KEDS kanë ndërhyrë dhe e kanë rregulluar problemin”, theksoi ai.