Foto-ilustrim

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Gjilan, në segmentin në fshatin Llabjan të Novobërdës.

Sipas videos, të cilën e ka pranuar KALLXO.com, shihen të paktën tri vetura të përfshira në aksident.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes në lidhje me detajet për aksidentin.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.