Aksident mes tri veturave në Prizren, bllokohet rruga

Një aksidenti trafiku ka ndodhur sot pasdite në hyrje të Prizrenit, me ç’rast është bllokuar edhe qarkullimi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë për KALLXO.com se sipas hetimeve të para nuk ka persona të lënduar.

“Në këtë aksident janë të përfshira tri automjete. Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes nuk ka persona të lënduar, vetëm ka dëme materiale. Njësia e trafikut rajonal po merret me shkaqet e aksidentit, po ashtu po bëjnë përpjekje për lirimin e rrugës”, ka thënë ai.