Aksident mes tri veturave në Prishtinë (VIDEO)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në lokacionin e njohur si “Te Plepat’ në kryeqytet.

Në videon e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com, shihet se në aksident janë të përfshira tri vetura.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Po ashtu në video shihet se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes, përderisa vërehet se komunikacioni është vështirësuar në këtë rrugë.

Kjo është video nga vendi i ngjarjes.